Lajme

Studiuesja e historisë: Përdorimi i simboleve komuniste, kambanë alarmi

YouTube player

Përdorimi i simboleve të komunizmit nga qytetarë apo zyrtarë të shtetit, për studiuesen e Institutit të Historisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike, Sonila Boçi, duhet të jetë kambanë alarmi.

“Ka nevojë për marrjen e masave të menjëhershme nga të gjithë aktorët që merren me krijimin e kujtesës për periudhën e diktaturës komuniste”, tha Boçi në një intervistë për Euronews Albania.

Kjo është pasojë e mungesës së një procesi serioz lustracioni në 30 vjet, e nxitur edhe nga qëndrime të paqarta të politikës.

Sipas historianes, edhe në vendet e tjera të lindjes ky proces nuk ka qenë i thjeshtë. Disa nga vendet e ish-lindjes komuniste (Bullgari, Rumani) nuk kanë arritur ende ta kenë një ligj që i ndalon simbolet totalitare, ndërkohë që vende të tjera si Polonia dhe Hungaria kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara, duke ndaluar përdorimin e këtyre simboleve, përveç sferës së edukimit, asaj juridike dhe artit.

Lexo më shumë  Hetemi: Kemi mbledhur fotografi e video që dëshmojnë krimet serbe

Por vetëm ligji nuk e ndryshon mentalitetin e njerëzve – thekson Boçi – dhe shpesh nostalgjia për periudhën e komunizmit vjen nga mos-edukimi i brezave të rinj apo edhe tejzgjatja e tranzicionit dhe zhgënjimi me funksionimin e demokracisë.

“Ne duhet t’i tregojmë brezit të ri çfarë ishte ajo kohë. Ishte një sistem që të mësonte ku të banoje, ku të punoje, si të visheshe dhe në fund edhe sa dhe si të haje. Pra, liria e individit ishte zero. Këtë duhet t’ia u themi me forcë shqiptarëve, që të kuptojnë përparësitë që sistemi i demokracisë liberale ofron krahasimisht me sistemin totalitar,” u shpreh Boçi.

Lexo më shumë  Lidhjet e Bojan Kekiqit me Vuçiqin dhe Radoiçiqin, Musliu publikon detaje të reja për drejtorin e bankës serbe që iu mbyllën degët në veri

Kjo kërkon edhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces. Studiuesja e historisë nxiti të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces, të bashkërendojnë forcat për të bërë atë adresuar këtë çështje.

“Nëse duhen module ekstra në shkolla për periudhën e komunizmit atëherë duhet të insistojmë që kjo të bëhet. Por shkolla është vetëm një anë e çështjes. E gjithë shoqëria duhet të jetë më e sensibilizuar për procesin e dekomunistizimit,” u shpreh studiuesja.

Ndërtimi i kujtesës për periudhën e komunizmit, edukimi i brezave të rinj me atë çfarë ishte ajo kohë, iniciativa ligjore që shtyjnë procesin e dekomunistizimit – të gjitha këto kërkojnë një strategji të mirëmenduar me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces, thekson Sonila Boçi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *