Bota

Polonia mbështet një zgjidhje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët

Ministri i Jashtëm polak, Radoslav Sikorski ka deklaruar të mërkurën se Polonia e mbështet zgjidhjen me dy shtete për krizën e Lindjes së Mesme midis Izraelit dhe palestinezëve, pasi Irlanda, Spanja dhe Norvegjia njoftuan se do ta njihnin shtetin palestinez.

“Ne do t’i mbështesim përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjera të cilat besojnë se një zgjidhje stabile dhe afatgjatë është e nevojshme”, ka deklaruar Sikorski, raporton Reuters.

Lexo më shumë  SHBA, Kievi dhe aleatët, refuzojnë ofertën e Putinit për armëpushim

“Dhe ne besojmë se një zgjidhje e tillë e qëndrueshme dhe afatgjatë do të ishte ekzistenca e dy shteteve”, ka shtuar ai.

Polonia e ka njohur shpalljen e shtetit të pavarur palestinez më 1988, sipas uebsajtit të ministrisë.

Rruga Press

YouTube player