Lajme

Miratohet marrëveshja për njohjen e kualifikimeve për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami me Evropën Qendrore

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar e seancën e jashtëzakonshme ku në rend dite janë ratifikimi i tri Marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në këtë mbledhje është miratuar për shqyrtim Projektligji nr.08/L-301 për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore, të cilin e prezantoi ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.

Lexo më shumë  Haxholli: Ish presidentja Osmani krijoi kaos me 20 ambasadorë me mandate të tejkaluara, një devijim serioz në diplomaci

Vitia tha se më tre nëntor 2022 Kosova ka nënshkruar Marrëveshje, të cilat janë të plotfuqishme nga 1 qershori 2023, bazuar në direktiva për njohjen e kualifikimeve. Kjo Marrëveshje ua mundëson që profesioni të ushtrohet lirshëm në secilat prej 6 vendet e Ballkanit perëndimor.

Nga 95 deputetë të pranishëm,  me 93 vota pro Kuvendi e miratoi këtë Marrëveshje.

Rruga Press

Lexo më shumë  Gruaja e Afrim Bunjakut: Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero
YouTube player