Bota

Përplasjet me Rusinë, Blinken: Përgjigjemi nëse Moska vepron në mënyrë të pamatur

Raportet mes Rusisë dhe SHBA-së mbeten të tensionuara. Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov shfaqën hapur përplasjet mes tyre gjatë një konferencë të tensionuar në një takim të OSBE-së.

Të dyja palët theksojnë se nuk duan luftë në lindje të Ukrainës, por Washingtoni dhe Moska akuzojnë njëra tjetrën se po e shtyjnë situatën drejt një konflikti.

Në një intervistë për Euronews, Anthony Blinken këmbënguli në paralajmërimet e tij për Rusinë.

“Ne nuk i dimë cilat janë qëllimet e presidentit Putin. Nuk e dimë nëse ai ka vendosur të ndërmarrë një aksion të ri, agresiv kundër Ukrainës. Por ajo që dimë është se ai po krijon kapacitetin për ta bërë këtë gjë dhe për ta realizuar në një kohë të shkurtër. Kjo është shumë, shumë shqetësuese dhe jo vetëm për ne. Është shqetësuese për shumë partnerë në të gjithë Evropën. Unë isha në samitin e NATO-s para se të vija këtu në OSBE dhe ky shqetësim është i përhapur gjerësisht”, u shpreh Blinken.

Lexo më shumë  Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që Rusia të kuptojë se këto aksione kanë pasoja dhe pasojat janë reale.

“Nuk është aspak në interes të Rusisë dhe nisja e një konflikti nuk është në interesin e askujt. Më lejoni të shtoj diçka. Presidenti Biden, kur bisedoi me presidentin Putin në Gjenevë pak muaj më parë tha se përparësia e fortë e Shteteve  të Bashkuara të Amerikës është të kemi një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë. Rusia lëviz sërish në mënyrë agresive kundër Ukrainës pikërisht në drejtimin e kundërt të një qëndrueshmërie  dhe parashikueshmërisë. Nuk mendoj se kjo është diçka  e mirë për asnjërin prej nesh, por presidenti ishte po aq i qartë: Nëse Rusia zgjedh të veprojë në mënyrë të pamatur, ne do të përgjigjemi”, tha ai.

Lexo më shumë  Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë llogariten më të fortat deri më tani kundër sistemit financiar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *