KryesoreLajme

Lidhjet e Bojan Kekiqit me Vuçiqin dhe Radoiçiqin, Musliu publikon detaje të reja për drejtorin e bankës serbe që iu mbyllën degët në veri

Drejtori i institutit Octopus, Agim Musliu ka vazhduar të publikoj të dhëna të reja lidhur me aksionin e së hënës në veri ku u mbyllën gjashtë degë të “Bankës Postare Kursimore”.

“Serbia, me gjithë aparaturën e saj politike, ushtarake dhe financiare, po mundohet ta bëjë Kosovën një fiasko! Në këtë kuptim mbyllja e një banke serbe në Kosovë nuk është gjë tjetër veçse lufta kundër terrorizmit”, ka shkruar Musliu në “X”.

Lexo më shumë  Me paratë e taksave/ Veliaj paguan 3.5 milion lekë biletë avioni për ndeshjen në Gjermani

Ai ka bërë të ditur se drejtori i kësaj banke, Bojan Kekiq kohë më parë ishte dekoruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se i njëjti gjithashtu ishte fotografuar me terroristin Milan Radoiçiq.

“Grafiku tregon lidhjet e aparatit sulmues financiar serb. Bojan Kekiq, drejtor i kësaj banke, në një fotografi shihet duke u dekoruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa në tjetrin shihet i shoqëruar nga terroristi Milan Radoiçiq”, ka shkruar Musliu.

Lexo më shumë  Osmani nga Samiti për Ukrainën: Do ta ndajmë tregimin e Kosovës – nga zero në model të demokracisë

Drejtori i Octopus një ditë më parë ka publikuar edhe disa fakte të tjera ku në disa incizime, shiheshin persona të maskuar që protestuan të hënën kundër aksionit ndaj bankës serbe.

Rruga Press

YouTube player