KryesoreLajme

Gërvalla takon Drejtorin për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, flasin për sfidat rajonale e nevojën për bashkëpunim me ShBA-në

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar Drejtorin e ri për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, ambasadorin Michael Carpenter.

Gërvalla e Carpenter folën për sfidat globale dhe rajonale të sigurisë dhe për nevojën e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe ShBA-së për përballimin dhe tejkalimin e tyre.

“Gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Ëashington, Ministrja Gërvalla e njoftoi ambasadorin Carpenter rreth përparimit të bërë gjatë këtyre tri viteve sidomos në demokratizimin e vendit, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, fusha këto në të cilat Republika e Kosovë është lidere në Ballkanin Perëndimor”.

Lexo më shumë  Propaganda nuk funksionon në mënyrë efikase nëse tërë kohën gënjeni dhe shpifni, siç bëjnë shumë nga mediumet dhe gazetarët shqiptar, siç janë buzhala&Co

“Ajo theksoi më tej vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor, drejtësi, zhvillim ekonomik, por njëkohësisht edhe paqe e stabilitet në rajon”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Më tej, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u ritheksua miqësia e fortë mes Kosovës dhe ShBA-së, e cila sipas Gërvallës, vazhdon të jetë shtyllë e rëndësishme e sigurisë dhe zhvillimit në rajon.

Rruga Press

YouTube player