KryesoreLajme

Hetemi: Kemi mbledhur fotografi e video që dëshmojnë krimet serbe

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë ka arritur që të mbledh mbi 2 mijë fotografitë dhe mbi 1600 videomateriale të cilat dëshmojnë krimet serbe në vend. Kështu ka bërë të ditur drejtori i këtij instituti, Atdhe Hetemi, në “Info Plus” në RTK.

Ai ka thënë që pavarësisht vonesës së mbledhjes së materialeve, procesi po shkon mirë.

“Ne kemi punuar në mbledhjen e materialeve, dokumenteve të krimeve të kryera në Kosovë. Deri në këtë fazë që po flasim kemi arritur të grumbullojmë mbi 2 mijë fotografi nga gazetarë lokal dhe ndërkombëtar, më shumë se 1600 video materiale të cilat dëshmojnë krimet, një numër të konsiderueshëm të dokumentacionit”, ka thënë Hetemi.

Lexo më shumë  Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër për seancën e konstituimit, njoftohet rendi i ditës

Ai ka treguar se janë në proces të regjistrimit të materialeve nga Ministria e Drejtësisë, të cilat përfshijnë gjithsej 43 folderë me dokumentacione.

Tutje Hetemi ka thënë se kanë nisur edhe takimet me kryetarët e komunave, në kërkim të dokumentimit të krimeve ekonomike. Specifikisht ai tregoi se janë në fazë të përfundimit me komunën e Fushë Kosovës, teksa pritet që nisma të zgjerohet edhe me qytetet tjera.  

Lexo më shumë  Klosi kundër shkrirjes me Matin/ Kryetarja socialiste e bashkisë sfidon Ramën: Dëgjesa publike në çdo fshat. Iu shërbej qytetarëve, karrigia e përkohshme
YouTube player