KryesoreLajme

Bushati/ Gjykata Kushtetuese bëri shërbimin e radhës ndaj Ramës

Analisti Andi Bushati ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesshëm të aktit normativ të qeverisë që ndryshoi ligjin “Për tubimet”, duke e cilësuar njoftimin e institucionit si të paqartë dhe çorientues për publikun.

Në një reagim në Facebook, Bushati thekson se Gjykata ka pezulluar vetëm një nen të aktit normativ, atë që parashikon gjoba për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, ndërsa pjesa tjetër e dispozitave vijon të mbetet në fuqi.

Lexo më shumë  Kosovë - Emërohen 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës

Sipas tij, mënyra se si u komunikua vendimi ka krijuar konfuzion, pasi mund të krijohet përshtypja se Gjykata ka pezulluar të gjithë aktin normativ.

Bushati shprehet se shumica e gjyqtarëve kanë vepruar në favor të kryeministrit Edi Rama, në prag të 28 Nëntorit.

“Nje njoftim pervers i Gjykates Kushtetuese qe tregonte vetem per pezullimin e nje neni te aktit normativ kunder protestave, por linte ne fuqi gjithe te tjeret, ka ngateruar shume kend.
Me gjasë shumica e gjykatesve kane kryer sot sherbimin e radhes ndaj Ramës para 28 nentorit (dhe duke qene te ndergjegjshem per kete kane dashur ti hedhin hi syve publikut)”, shkruan Bushati.

Lexo më shumë  Nesër në Tiranë paralizohet për 3 orë transporti publik në vend, rritja e TVSH do të shtrenjtojë biletat

Reagimi vjen pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë zbatimin e dispozitës që parashikon sanksione administrative për bllokimin e rrugëve gjatë tubimeve, ndërsa kërkesa për shfuqizimin e plotë të aktit normativ mbetet për t’u shqyrtuar.

YouTube player