KryesoreLajme

Ekskluzive/ Përgjegjësi serb i bankës ilegale në Kosovë demanton Petar Petkoviqin (Dokument)

Dokumenti i siguruar nga RrugaPress demanton deklaratën e Petar Petkoviqit, drejtorit të të ashtuquajturës “zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë”.

Demantimi i mashtrimeve nga ana e Serbisë vjen pikërisht nga titullari serb i Bankës serbe Kursimtare Postare që operonte ilegalisht në Kosovë, deri në ditën e djeshme pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Pas aksionit të Policisë së Kosovës, Petar Petkoviq tha se nuk kishte asnjë dinar në institucionet financiare që u bastisën.

Në dokumentin zyrtar që Rruga Press e paraqet për publikun, të nënshkruar nga titullari serb, Branislav Jevremoviq, konfirmohet se Policia e Kosovës ka konfiskuar në total 75 milion denarë të Serbisë, përveç parave të tjera të konfiskuara në euro, dollarë dhe franga.

Lexo më shumë  13 vjet nga vrasja e Heroit të Kosovës, Enver Zymberit

Në këtë dokument shihet shuma e madhe e parave të monedhës së dinarit serb që janë konfiskuar në objektin e këtij institucioni ilegal financiar në Leposaviq dhe të nënshkruar nga Branislav Jevremoviq.

Sipas ligjeve të Kosovës, monedha e vetme zyrtare përmes të cilës mund të bëhen transaksione të çfarëdoshme është euro, për pasojë përdorimi i dinarit serb është kudër ligjeve të Kosovës dhe rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Lexo më shumë  Harrisi ia bën të qartë Netanyahut se lufta në Gaza duhet të marrë fund

Aksioni i Policisë së Kosovës ishte në kuadër të sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, kurse Petar Petkoviq, si një nga zërat më të dalluar të propagandës së Serbisë, tentoi të plasojë një gënjeshtër kur tha se aty nuk janë gjetur para të valutës së Serbisë dhe tentoi që këtë aksion policor ta pasqyrojë si arbitrar.

YouTube player