Bota

Gjermania izolon të pavaksinuarit, shkak rritja e infektimeve

Kancelarja Merkel dhe pasardhësi i saj Olaf Scholz ranë dakord se personat e pavaksinuar nuk do të lejohen të marrin shërbime në shumë prej dyqaneve, eventet kulturore e artistike. Bundestagu është duke diskutuar nëse vaksina do të jetë e detyrueshme.

Ndërkohë të paktën 50 persona u infektuan me variantin e ri Omicron, pasi 120 njerëz u mblodhën për një festë në Norvegji.

Një e dhënë kjo që tregon se ky mutacion i ri i Covid do të tejkalojë edhe variantin Delta, i cili aktualisht dominon në Evropë. Shkencëtarët janë ende duke studiuar variantin Omicron  duke shpresuar të kuptojnë nëse vaksinat janë efektive edhe ndaj tij.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Shumë qeveri europiane këmbëngulin se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë është rritja e niveleve të vaksinimit.

Në Britani të Madhe, kryeministri Boris Johnson shpreson të japë një shembull duke marrë dozën e tretë përforcuese. Por, Johnson shprehet se qeveritë nuk duhet ta teprojnë.

“Gjëja më e rëndësishme është që njerëzit duhet të ndjekin udhëzimet që kemi vendosur dhe  nuk duhet t’i anulojnë gjërat, nuk është aspak e nevojshme. Nuk është  kjo ajo që po themi. Ajo që po bëjmë është të përpiqemi për t’iu përgjigjur në mënyrë të ekuilibruar dhe proporcionale ardhjes së variantit Omicron”, deklaroi ai.

Lexo më shumë  BBC: Netanyahu potencialisht pjesë e listës së urdhër-arresteve

Nga njëra anë vaksina dhe nga ana tjetër shfaqja e një variant të ri, qeveritë në mbarë Evropën po peshojnë se cilat kufizime duhet të zbatohen përpara Krishtlindjes.

Banorët e Evropës kanë filluar të ndiejnë lodhjen e kufizimeve dhe një bllokim i përgjithshëm duket i vështirë për t’u justifikuar politikisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *