BallinaBota

Vaksinimi në Rusi, klinikat shtetërore paralajmërojnë për efektet anësore

Klinika shtetërore N2 në jug të Moskës është e pajisur me një frigorifer special. Temperatura brenda duhet të jetë të paktën -18 gradë Celsius, për të ruajtur vaksinën Sputnik.

Ajo shkrihet ndërsa pacienti kalon një kontroll. Personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatëzëna janë mes atyre që nuk mund të vaksinohen me Sputnik.

Çdo person që merr vaksinën duhet të kthehet pas 3 javësh për dozën e dytë. Një listë me efektet anësore është publikuar në një broshurë të posaçme.

“Mund të sjellë sëmundje, ose pak dobësi dhe brenda 24 orëve të para një rritje të mundshme të temperaturës në 37 gradë. Por kjo është zakonshme”, thotë ekspertja Natalia Shindryaeva.

Lexo më shumë  Çfarë mund të përfshijë pakoja ushtarake 61 miliardë dollarëshe për Ukrainën?

Mjekët shpjegojnë se do të duhen deri në 40 ditë që imuniteti të formohet dhe paralajmërojnë njerëzit që t’i shmangin hapësirat publike pas vaksinës. Personat që ishin të parët në radhë për Sputnik thanë se nuk u interesonte fakti që testet klinike nuk kanë përfunduar. 1 në 6 persona përjetoi efekte anësore në testet fillestare.

“Nëse qeveria ruse e rekomandoi këtë vaksinë për përdorim në masë, atëherë unë do të jem një nga ata që e mbështet. Është me rëndësi të jemi të sigurt. Gjithashtu, për mua është me rëndësi që puna ime të mos u hapë telashe apo probleme të tjerëve”, thotë Dmitry Kozlov, punonjës i shërbimeve sociale.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Por jo të gjithë në Rusi janë kaq entuziastë. Një sondazh i fundit tregoi se shumica e njerëzve mendojnë se nuk është e nevojshme të vaksinohesh kundër COVID-it. Prodhuesit e Sputnik deklarojnë se ajo është 95% efikase.

Por një nga pyetjet kryesore ka të bëjë me kapacitetin prodhues. Vetëm 2 milionë doza pritet të jenë gati brenda vitit.

YouTube player