Sport

Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Drejtori sportiv i Bayern Leverkusenit, Simon Rolfes, ka thënë se Granit Xhaka ishte transferimi më i mirë i “Farmaceutikëve”.

Sipas Rolfes, kjo për shkakun se ai mbulon pjesën kryesore të lojës së një ekipi.

“Nënshkrimi më me ndikim? Një pozicion kyç ishte Granit Xhaka, si numri gjashtë. Ky numër është zemra e lojës, ai po dominon”, u shpreh Rolfes.

Lexo më shumë  Start fantastik i sezonit, Ismajli vlerësohet si mbrojtësi më i mirë në Serie A

“Është pozicioni më strategjik. Sa sulmues mund të luajmë, sa mbrojtës mund të luajmë?”

“Pozicioni numër gjashtë është gjithmonë pjesë lidhëze e të gjitha pjesëve të ekipit”.

Përndryshe, Leverkuseni e ka siguruar titullin e kampionit të Gjermanisë, teksa është kualifikuar në finale të Kupës dhe gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

YouTube player