KryesoreLajme

Rashiq: Lista Serbe nuk ishte e gatshme për votim në veri, do të ishte humbje e Vuçiqit

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, konsideron se Lista Serbe nuk mori pjesë në procesin e votimit në veri për shkarkimin apo jo të kryetarëve aktualë, për shkak se nuk kanë pasur vota të mjaftueshme.

Kjo sipas tij do të ishte nënkuptuar si një humbje e madhe politike.

“Konsideroj që në këtë rast nuk kanë dashur të marrin një pjesë në votim sepse kanë vlerësuar që nuk mund të kenë një numër të mjaftueshëm të votave dhe kjo do të ishte kuptuar si një humbje e madhe politike. Lista Serbe si e tillë, është SNS i Beogradit i cili Vuçiqi në këtë rast, menaxhon shumicën dërrmuese, prandaj ai vetë kuptoi që kjo do të reflektonte në mënyrë ku ai do të dilte si humbësi i madh”, u shpreh ai.

Në RTV Dukagjini, Rashiqi tha se e vetmja mënyrë të cilën di ta bëjë Lista Serbe është shantazhi.

Lexo më shumë  ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

Pos kësaj ai shton se metodologjia e kërcënimeve dhe manipulimeve importohet nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Mënyra e vetme që ka ose e di Lista Serbe është shantazhi, kërcënimi, manipulimi… kjo varet prej metodologjisë e cila është e importuar nga Vuçiqi”.

Megjithatë, ai thekson se “organet e sigurisë së Kosovës janë në dijeni për shantazhet që po bëhen. Është një fenomen kaq i shpeshtë”.

Siç thotë ministri Rashiq, Lista Serbe është munduar që të sjellë votues të cilët nuk jetojnë në Kosovë por që këtë nuk ia kanë arritur ta bëjnë.

Ai thotë se dyert janë të hapura për bisedime.

“Ata janë përpjekur t’i marrin ata votues që nuk jetojnë për momentin në Kosovë por prapë së prapë informatat që kam unë nuk i kanë arritur që të kenë ata numra që kanë dashur t’i kenë, në anën tjetër unë kam lënë dyert hapur sa i përket bisedës eventuale por jo në kokëfortësi që kanë ata i kanë numëruar votat e veta qoftë në Kosovë apo jo… ata kanë insistuar që gjithqysh të kenë një sukses”.

Lexo më shumë  Kapen rreth 400 kg duhan kontrabandë në Gjilan

“Unë mund të flasë në emër të atyre serbëve që përfaqësojë unë ose që kanë pasur një gatishmëri të votojnë dhe në emër të tyre mund të them që së pari kam thënë që kemi marrëdhënie të mira apo komunikim të mirë me kryetarët që janë momentalisht në veri. Megjithatë kam theksuar qartë që ne vetë nuk mund të bëjmë asgjë, nëse nuk ka palë tjetër në këtë rast Lista Serbe, nëse merr pjesë ne mendojmë që mund të bëjmë një diferencë por një gjë e tillë nuk ka ndodhur sepse mund të shihni që në politikën e Beogradit nuk ka ndonjë parashikim real… por zakonisht është vetëm improvizim”, ka shtuar Rashiqi.

YouTube player