Bota

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, së fundmi tha se Polonia është e gatshme të presë armët bërthamore të NATO-s nëse i kërkohet për të forcuar krahun lindor të aleancës.

Ndryshe, Polonia historikisht ka qenë e ndjeshme ndaj luftërave evropiane dhe ka rritur në mënyrë dramatike buxhetin e saj të mbrojtjes si përgjigje ndaj agresionit rus.

Por, gatishmëria e polakëve për të pritur armë bërthamore, nuk u prit mirë nga rusët, shkruan skynews.

Madje, zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Alexeyevich Ryabkov, deklaroi se çdo kapacitet bërthamor i NATO-s i vendosur në Poloni do të jetë në shënjestër të forcave ruse.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

Ky propozim nga NATO vjen pasi pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka kërcënuar sigurinë evropiane dhe ka ngritur shqetësimet e një konflikti më të gjerë.

Megjithëse sistemet moderne të shpërndarjes së armëve bërthamore nuk kanë nevojë të vendosen afër objektivave të synuara, vendosja e tyre dërgon një mesazh të fuqishëm politik.

Një të tillë e ka dërguar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, me vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi në vitin 2023.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Fillimisht, kjo nismë ishte projektuar për të penguar Perëndimin nga rritja e mbështetjes për Ukrainën.

Megjithatë, sipas analistëve, Rusia e di se nëse Perëndimi angazhohet plotësisht në mbrojtjen e Ukrainës, ajo nuk do të jetë në gjendje të arrijë objektivat e saj strategjike.

YouTube player