BallinaLajme

Haradinaj: Në luftë isha engjëll, por më pas hyra në politikë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se para luftës ka qenë engjëll ndërsa thotë se pas luftës ka bërë gabime në politikë.

“Në kohën e UÇK-së besoj se kam qenë një engjëll i vendit tim që më ka dërgua Zoti për të shpëtuar njerëz të pafajshëm. Tash jam në politikë dhe nuk jam engjëll. Edhe bashkëluftëtarët e mi i konsideroj engjëj e po ashtu edhe Amerikën që e ka bombarduar Serbinë. Pas luftës edhe unë kam bërë gabime në politikë”, – tha Haradinaj në “Debat Plus”.

Lexo më shumë  20 milionë euro tendera me shkelje në Bashkinë e Durrësit

Haradinaj thotë se nuk kërkon amnisti tash për kohën në politikë për arsye se ka qenë “engjëll mbrojtës” në luftë. Kryetari i AAK-së, thotë se familjarët e të vrarëve pas luftës kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi por sipas tij duhet pasur kujdes që të mos i bëjnë favore Serbisë.

“Edhe mua më është vrarë një vëlla pas lufte dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë”, – ka thënë Haradinaj.

Lexo më shumë  Al Jazeera: Kryeministri i Shqipërisë thotë se samiti i NATO-s i vitit 2027 nuk do të mbahet në Tiranë - Kritika për shpenzimet e ulëta në mbrojtje, teksa Rama përballet me protesta prej disa muajsh
YouTube player