KryesoreLajme

(Video) Kryeministri Kurti i drejtohet Haradinajt: S’jam radikal për nga karakteri, por për nga tema. Kur Kosova rrezikohet…

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ku ky i fundit kritikoi qeverinë për veprimet që lidhen me situatën e fundit në veri të vendit. Ndër të tjera, z. Haradinaj e quajti z. Kurti “good guy”, duke ironizuar me idenë se ky i fundit dikur kur Kosova rrezikohej nga Zajednica dhe Demarkacioni ka bërë veprime radikale, kurse tani në lidhje me situatën në veri po tregohet “good guy”, djalë i mirë.

Replika e kryeministrit Kurti vijon si më poshtë:

Unë gjithmonë kam qenë ‘good guy’. Unë nuk ju kuptoj çfarë vlerë paska mos me qenë ‘good guy’? Kam besuar në atë që e kam thënë dhe kam vepruar sipas asaj që kam besuar, kjo të bën ‘good guy’. Kur është situata tejet e rrezikshme për shtetin e për kombin, po, kam bërë veprime radikale por tash nuk është ajo situatë. Unë nuk jam radikal për nga karakteri por për nga tema. Kur Kosova rrezikohet me shkëmbim territorial, ndarje, kur Kosova rrezikohet me falje të 8200 hektarëve, kur Kosova rrezikohet me ‘Zajednicë’ normalisht që jam radikal por sot nuk është kjo situatë, nuk ka nevojë. Radikalizmi ka qenë nevojë e situatës e jo tipar i imi, nëse e keni fjalën për atë. Rrjedhimisht duke m’u përputhur fjalët, veprat, edhe bindjet, unë kam qenë qenë ‘good guy’ gjithmonë, e para.

E dyta, unë nuk po marr merita për thesarin amerikan që ka vënë në listë të zezë disa prej kriminelëve serb në Ballkan. Po unë besoj, që shumë më kollaj kjo ka qenë e mundur me një qeverisje demokratike pas ndryshimit të madh të shkurtit të vitit të kaluar. Se as thesari amerikan nuk ka mundësi t’i bëjë të gjitha gjërat kur ti si vendas nuk i bënë. Kur kryeministri i Kosovës, siç ka ndodhur para 4 vjetëve e pret kryekriminelin në zyre, kjo ja vështirëson punën edhe Amerikës. Pra, është ndryshimi i madh demokratik në Kosovë që ja ka mundësuar edhe perëndimit demokratik me na ndihmu më shumë.

Ju e kuptoni që para disa muajve Kuvendi ka vluar prej ekspertëve të gazit. Keni me humbë Programin Kompakt me ShBA-të, thuhej këtu. Ekspertët e gazit në këtë Kuvend bënin parashikime të zeza për vendin tonë. Në të kaluarën Programi nuk mbërrinte as 50 milionë euro, sepse kriteret, standardet, vlerësimet e perëndimit demokratik për neve kanë qenë të ulëta dhe rrjedhimisht edhe mbështetja ishte e ulët. Vetëm kur jemi rritë për 17 vende edhe për luftimin e korrupsionit, edhe në lirinë e medias, edhe kur jemi të parët për sundimin e ligjit në Ballkan, është bërë e mundshme të kalojmë nga programi threshold i MCC në Programin Kompakt. Po ju vetëm mendojeni se çka keni thënë para disa muajve. Është koha për reflektim të mendoni se çfarë keni thënë para disa muajve.

Rruga Press

Lexo më shumë  Shtatë serbë dënohen me 56 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *