Lajme

Kurti dhe Haradinaj përplasen për veriun, rreth kontrabandës dhe Radoiçiqit

Veriu ka përplasur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit, ku ky i fundit kritikoi qeverinë për veprimet që lidhen me situatën e fundit në veri të vendit.

Pas kësaj, Kurti i ka thënë Haradinajt që të mos shesë moral meqë, sipas Kurtit, e njohin mirë.

Kurti ka thënë se nuk ka pasur luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar asnjëherë siç po ndodh aktualisht me qeverinë e drejtuar nga ai.

“Dhe më lejoni të ua them me përgjegjësi të plotë se kurrë nuk ka pasur më shumë luftim të krimit e korrupsionit në veri e mbyllje të rrugëve ilegale sesa tani. A e kemi realizuar qëllimin, jo, por luftim të krimit e të korrupsionit më shumë se tani nuk ka pasur kurrë. Dhe për ta treguar më qartë këtë, vetëm ta keni parasysh që para 4 viteve kryekrimineli atje (Radoiçiq) që është sot është pritur në zyrën e kryeministrit në Prishtinë, sot ka fletë arrest dhe është në listën e zezë të Thesarit amerikan, ky është dallim shumë i madh, madje nuk është as në veri të Kosovës, është në Serbi, a ka ardhur ne veri të Kosovës për një video, ky është dallim i madh prandaj ju lutem mos më shisni moral e patriotizëm se ju njohim mirë”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

Ish-kryeministri Haradinaj i është përgjigjur Kurtit se nuk mund të marrë meritat e veprimeve të amerikanëve për listë të zezë.

“Kryeministri tha ‘mos shit moral’ vërtetë nuk kam kujt me i shitë se i kisha shitë, atij që është bërë ‘good guy’ nuk e di çfarë drejtimi me i shitë moral ose me çfarë vlerash për shkak se ‘good guy’ nuk di me ju shitë moral, di me disa njerëzve që janë më të vërtetë dhe që e dinë çka po duan, edhe me ju shitë moral edhe me t’ju ndihmoj atyre që arritën ‘good guy’ është problem me ju shitë moral. Mos merr merita për listën e zezë, kush ka hy në listë të zezë, sepse atë e ka bërë Amerika, tregona çka po bëhet me Rakiqin tënd, njëjtë si ai tjetri është, ti jem me të në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

Lexo më shumë  Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *