Bota

Bideni thotë se çmimet e naftës po shënojnë një rënie rekorde, ja arsyeja

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se administrata e tij ka marrë vendim për të lëshuar në trego nga një milion barela naftë në ditë. Kjo sasi e naftës, sipas presidentit, do të merret nga rezervat shtetërore.

Si rezultat i kësaj, sipas tij, çmimet po regjistrojnë një rënie rekorde.

Lexo më shumë  Alarm në Poloni pas sulmeve ruse në Ukrainë, dyshohet për shkelje të hapësirës ajrore nga objekte të paidentifikuara

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Biden u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të veprojnë njëjtë si Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan ka njoftuar për vendimin në kontekstin e shtrenjtimit të naftës si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

“Putini po e vazhdon luftën në Ukrainë, duke ushtruar presion në furnizimin me naftë në botë, dhe familjet ende mund ta ndjejnë“, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Lexo më shumë  Raketat dhe droni bien në Poloni, Tusk takim urgjent me ministrat, drejtuesit e ushtrisë dhe inteligjencës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *