KryesoreLajme

Shqiptarët varfërohen, ndërsa bankat fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj në Shqipëri

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro në periudhën janar-shtator, teksa 2026-a po profilozohet si një tjetër vit i artë për sektorin financiar.

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Shoqata e Bankave tregojnë se në fund të shtatorit të vitit 2026, fitimi neto kumulativ i të 12 bankave që operojnë në vend arriti në rreth 27.4 miliardë lekë ose 301 milionë euro. duke u rritur me mbi 5.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kush janë “Gjigantët” që po ndajnë tortën e fitimit?

Tregu mbetet i përqendruar tek disa lojtarë të mëdhenj, me dy bankat kryesore që kontrollojnë më shumë se gjysmën e të gjithë fitimit të realizuar në vend.

Banka Kombëtare Tregtare konfirmohet sërish si makineria më fitimprurëse e sistemit. Sipas të dhënave, BKT ka arkëtuar një fitim neto kumulativ prej 101.67 milionë Euro (9.24 miliardë Lekë), duke zënë 33.7% të të gjithë përfitueshmërisë kombëtare.

Lexo më shumë  Nis punën Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës dhe dhunën në familje
Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj

Në vendin e dytë renditet Raiffeisen Bank, fitimi i së cilës për 9 mujorin rezultoi 61.34 milionë Eurove (5.57 miliardë Lekë) ose rreth 20.3% e të gjithë tregut.

OTP Albania, konsolidohet si banka e tretë më fitimprurëse në vend me një fitim të pastër prej 33.02 milionë Eurove (3.0 miliardë Lekë). Ndërkohë që Tirana Bank dhe Banka Amerikane e Investimeve mbyllin pesëshen e parë duke kontribuar përkatësisht me 26.63 milionë Euro (8.8%) dhe 25.17 milionë Euro (8.3%) të tregut.

Asetet e sistemit prekin vlerën 26.7 Miliardë Euro

Ky zgjerim galopant i fitimeve po ecën paralelisht me rritjen e volumit të përgjithshëm të sektorit. Asetet totale të të gjithë sistemit bankar prekën vlerën e 26.79 miliardë Eurove (2.43 trilionë Lekë).

Njëkohësisht, depozitat e qytetarëve dhe bizneseve në banka kanë thyer një tjetër tavan historik duke arritur në 22.18 miliardë Euro (2.01 trilionë Lekë).

Lexo më shumë  Ramën e lëshojnë nervat, braktis intervistën me gazetarin amerikan pasi u pyet për korrupsionin (VIDEO)

Rritet punësimi dhe degët

Për të përballuar këtë volum masiv transaksionesh dhe investimesh, bankat nuk i kanë kursyer burimet njerëzore dhe shtrirjen në terren. Numri i të punësuarve në sektor është rritur në 8,007 punonjës, me një rritje prej mbi 7 për qind krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu, rrjeti fizik i degëve u zgjerua në 447 pika në të gjithë vendin, ku shtrirjen më të madhe e gëzojnë BKT (62 degë), Credins (52 degë) dhe OTP Albania (50 degë).

Në përfundim, ky 9-mujor po dëshmon se pavarësisht forcimit të Lekut dhe luhatjeve gjeopolitike, bankat në Shqipëri po funksionojnë si një makinerie e vërtetë financiare, duke prodhuar mbi 301 milionë Euro fitim të pastër vetëm në 9 muaj. /kapitali.al

YouTube player