KryesoreLajme

Zbardhet pas 27 vitesh fati i tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Pas 27 vitesh pasiguri, është zbardhur fati i tre intelektualëve që rezultonin të zhdukur që prej luftës në Kosovë. Identifikimi i tyre është bërë i mundur përmes analizave të ADN-së, të cilat kanë konfirmuar përkatësinë e mbetjeve mortore të gjetura në dy lokacione të ndryshme.

Mbetjet janë zbuluar në zonat e Kalludrës dhe Jabukës, ndërsa procesi i identifikimit ka sjellë më në fund një përgjigje për familjarët, të cilët prej dekadash kërkonin të mësonin të vërtetën për fatin e të afërmve të tyre.

Lexo më shumë  Gazeta holandeze: Të rinjtë flakin karriget e Ramës, kërkojnë vetëm largimin e tij

Identitetet e tre personave të identifikuar janë Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu dhe Ali (Islam) Haliti. Ata ishin pjesë e grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, pjesëtarët e të cilit u rrëmbyen më 19 prill 1999.

Gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti, në zonat e Kalludrës dhe Jabukës, në komunën e Zubin-Potokut, u kryen gërmime ku u zbuluan mbetje mortore të 23 personave. Procesi i identifikimit vijon, ndërsa pritet që analizat e tjera të ADN-së të japin përgjigje edhe për familjet që vazhdojnë të kërkojnë të afërmit e zhdukur.

Lexo më shumë  Kosova në Konferencën e Sigurisë në Berlin, Maqedonci diskuton me përfaqësues të NATO-s
YouTube player