BotaKryesore

Demokratët fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, humbje e madhe për Trumpin

Demokratët pritet të marrin kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, sipas projeksioneve të CNN-it pas zgjedhjeve të mesmandatit të mbajtura më 3 nëntor.

Në Senat, demokratët kanë siguruar 53 ulëse, kundrejt 39 të republikanëve, duke arritur shumicën e nevojshme për të marrë kontrollin e kësaj dhome të Kongresit.

Demokratët kanë fituar gjashtë ulëse nga republikanët, ndërsa 34 ulëse të tyre dhe 31 të republikanëve nuk ishin në garë në këto zgjedhje.

Lexo më shumë  Komandanti i FSK-së pret gjeneralin amerikan, e nderon me medalje

Edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët janë në rrugë për të marrë shumicën. Deri në momentin e publikimit të grafikës, ata kishin siguruar 197 ulëse, ndërsa republikanët 114.

Demokratët kanë fituar 10 ulëse nga republikanët, ndërsa për të siguruar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve nevojiten të paktën 218 nga gjithsej 435 ulëset.

Marrja e kontrollit të të dyja dhomave të Kongresit nga demokratët do të përbënte një ndryshim të rëndësishëm në balancën politike në SHBA dhe do t’ia vështirësonte presidentit amerikan, Donald Trump miratimin e agjendës së tij politike.

Lexo më shumë  Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit

Me shumicën në Kongres, demokratët do të kenë më shumë mundësi të ndikojnë në procesin legjislativ dhe të ushtrojnë mbikëqyrje mbi administratën amerikane.

YouTube player