Lajme

Pas pandemisë, rritet biznesi i përpunimit të produkteve farmaceutike

Numri i bizneseve që ushtrojnë aktivitet në përpunimin e produkteve farmaceutike dhe preparateve të tyre arriti në 103 në vitin 2022 nga 6 të tilla që ishin në vitin 2021 raportoi INSTAT.

Sipas klasifikimit të aktivitetit kjo klasë përfshin përpunimin e substancave aktive mjekësore për t’u përdorur për vetitë e tyre farmakologjike në prodhimin e medikamenteve: antibiotik, vitaminat bazë, acidet salicilike dhe acidet O-acetilsalicilike etj – përpunimin e gjakut etj. Kjo klasë gjithashtu përfshin përpunimin e sheqerit kimikisht të pastër.

Rritja e kostove pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë nxiti diversifikimin edhe tek bizneset e farmaceutikës. Shumë kompani që prodhojnë lëndë të para për medikamente për njerëz dhe kafshë transferuan prodhimin në vende ku kostot janë më të lira.

Disa kompani në sektorin e industrisë po shndërrohen në fasonerinë e kompanive farmaceutike. Ky është një lajm i mirë për biznesin shqiptar pasi të ardhurat nga prodhimi i produkteve që lidhen me farmacinë janë shumë më të larta se proceset e tjera të prodhimit të tilla si veshje dhe ushqime ku operon kryesisht industria shqiptare.

Lexo më shumë  Kundërshtojnë largimin e tregut, tregtarët e Belshit dalin në protestë, futen në ambientet e bashkisë

Kërkesa për medikamente pas pandemisë ka pësuar rritje të fortë në të gjithë botën nxitur edhe nga barra e lartë e sëmundjeve që la pas pandemia. Më një popullsi globale që po shkon drejt plakjes kërkesa për medikamente do të rritet në vitet ne vijim, teksa disa kompani shqiptare kanë filluar prodhimin e disa proceseve të lehta në këtë fushë.

Industria e re e farmaceutikës në vendin tonë nuk konsiston në prodhimin final të medikamenteve dhe vitaminave, por bën gati lëndët e para që përdoren për këto procese.

Industrialistët shqiptare po shtojnë përpjekjet për diversifikim të prodhimit duke hequr varësinë prej veshjeve dhe këpucëve si rrjedhoje e reduktimit të fuqisë punëtore.

Eksportuesit po rrisin përpjekjet e kalimit në procese më të larta të prodhimit të tilla si makineri dhe prodhime farmaceutike, por dobësimi i euros është duke e minuar këto nisma.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Kostot e larta prej rritjes së pagës minimalë dhe nënçmimit të shpejtë të euros ndaj lekut po i çon në faliment eksportuesit të cilët janë duke luftuar të vetëm ndaj një modeli ekonomik që nuk nxit prodhimin.

Për 4 -mujorin 2023, shitjet jashtë vendit ranë rezultuar me tendencë negative, duke u reduktuar me 3.4% sipas INSTAT. Duke qenë se Shqipëria, kryen pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare me vendet e Eurozonës, zhvlerësimi i Euros ka ndikuar në volumin tregtar, krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu, rënia e çmimeve në tregjet botërore të produkteve, që kanë ndikim në volumin tregtar, ka ndikuar në treguesit e eksport/importit për muajin Prill 2023 krahasuar me një vit më parë./Monitor

Rruga Press

YouTube player