KryesoreLajme

Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kurti ka njoftuar në platformën X se Gjermania ka mbështetur dhe po mbështet Kosovën.

Kryeministri po ashtu ka thënë se ia ka rikonfirmura Scholzit angazhimin për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen Bazë.

“Në një bisedë me Kancelarin Scholz, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën që Gjermania do të mbështesë kandidaturën tonë në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu, rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti.

Ditë më parë Kurti kishte deklaruar se po punojnë që edhe Gjermania në Këshillin e Ministrave të reflektojë vullnetin e saj pozitiv edhe te të tjerët.

“Ne po e ndihmojmë Gjermaninë që të na ndihmojë neve dhe në këtë mënyrë Kosova të bëhet anëtare e 47-të e Këshillit të Evropës”, kishte deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  Nagavci: Statuti i ri i UP-së do të sjellë reforma që ndikojnë në rritjen e cilësisë

Rruga Press

YouTube player