Lajme

Ushtrisë së Kosovës sot i shtohen kadetë të rinj të diplomuar

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023.

Ceremonia është planifikuar të mbahet në orën 10:00 dhe pritet të marrin pjesë drejtues të lartë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Kadetët që do të diplomojnë i takojnë Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player