Bota

Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – njofton ISW

Siç është raportuar së fundmi, kreu i Gardës Kombëtare të Ukrainës, Oleksandr Pivnenko, nuk e ka përjashtuar një përpjekje ruse për të shënjestruar qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkivin.

Madje, bëhet e ditur se Kharkivi ka qenë qendra e sulmeve të fundit ajrore ruse.

Por, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me bazë në SHBA ka vlerësuar se ushtrisë ruse “i mungojnë forcat e nevojshme për të pushtuar qytetin”, shkruan skynews.

Lexo më shumë  Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” – pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Gjithashtu, edhe komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskyi, ka njoftuar se kërcënimi i një pushtimi po bën që Ukraina të ndajë fonde shtesë për të mbrojtur qytetin.

ISW tha: “Syrskyi vuri në dukje se forcat ukrainase kohët e fundit kanë përmirësuar pozicionet e tyre pranë Synkivka, në lindje të Kharkivit”.

“Efektshmëria luftarake e rusëve mund të vihet në pikëpyetje për shkak të paaftësisë së tyre për të kapur Synkivka, pavarësisht nga sulmet e përsëritura të këmbësorisë masive”, shtoi ISW.

Lexo më shumë  BE-ja paralajmëron Serbinë: Kushdo që vë në dyshim gjenocidin e Srebrenicës s’ka vend në Evropë

Ndryshe, instituti vazhdon të vlerësojë se një ofensivë e mundshme ruse për të pushtuar Kharkivin do të përbënte sfida për rusët, e sidomos pasi ukrainasit të pajisjen mirë me ndihmat ushtarake amerikane.

Rruga Press

YouTube player