Bota

Dënim me burg për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës

Burgim deri në pesë vjet për këdo që mohon gjenocidin e Srebrenicës.

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë dhe Hercegovinën, diplomati austriak Valentin Inzko, vendosi që mohimi i gjenocidit së Srebrenicës të konsiderohet si vepër penale.

Sipas urdhrit të diplomatit austriak ligj i ri hyn në fuqi më 31 korrik. Sipas ligjit kush mohon, relativizon, e përkrah miraton publikisht ose përpiqet të justifikojë gjenocidin ose krimet e luftës të kryera gjatë konfliktit në Bosnjë nga viti 1992 deri në 1995 dënohet me burgim deri në pesë vjet. 

Lexo më shumë  Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Ndryshimi i Kodit Penal lidhet me sa duket me mënyrën se si e trajtojnë  serbët masakrën e Srebrenicës të vitit 1995. Përfaqësuesit serbë në Bosnjë dhe politikanët në Serbi zakonisht mohojnë që masakra të ishte gjenocid dhe e quajnë atë atë vetëm një “krim të madh”.

Qyteti i vogël i Srebrenicës shërbeu fillimisht si strehë për dhjetëra-mijëra myslimanë të Bosnjës dhe ishte nën mbrojtjen e rreth 300 ushtarëve helemtëblu të armatosur lehtë nga Hollanda. Në korrik 1995 ushtarët serbë e pushtuan Srebrenicën dhe vranë rreth 8,000 djem dhe burra myslimanë. Masakra konsiderohet si krimi më i rëndë i luftës në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Milorad Dodik kërcënon

Milorad Dodik, anëtar serb i presidencës treshe të Bosnjë-Hercegovinës, e dënoi vendimin e Përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare Inzko dhe kërcënoi me “shpërbërjen” e vendit. “Pas këtij hapi, Bosnja nuk mund të funksionojë,” theksoi Dodik. “Unë mendoj se nuk ka asnjë mundësi tjetër për Republikën e Srpska përveç fillimit të një procesi shpërbërjeje.”

Kurse përfaqësuesit e Federatës Myslimane-Kroate e përshëndetën ligjin e ri duke e quajtuar atë si “ligj historik”./DW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *