Sport

Dortmundi vishet kuqezi, tifozët shqiptarë me këngë e valle presin ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë

Teksa na ndajnë më pak se pesë orë nga ndeshja e madhe Itali-Shqipëri, tifozët kuqezinj kanë pushtuar qytetin Dortmundin.

Atmosferë është e jashtëzakonshme teksa fansat po i shijojnë këto momente me këngë, valle dhe sigurisht edhe birra.

Këtu mund të shihni foto dhe video nga grumbullimi i tifozëve dhe padyshim janë një ndër imazhet më të bukura për shqiptarët.

Lexo më shumë  Zyrtare: Sylvinho vazhdon kontratën me Shqipërinë

Të gjithë shpresojnë sot për një fitore të Kombëtares së Shqipërisë.

Ajo çfarë bie në sy sot në qytetin e Dortmundit është se shumica e tifozëve në rrugë janë kuqezi, duke konfirmuar lajmet se në stadiumin ku zhvillohet ndeshja, kjo ngjyrë do të dominojë.

YouTube player