Sport

Zvicra e nis me fitore ndaj Hungarisë – Xhaka luan gjithë ndeshjen, Shaqiri nuk inkuadrohet

Zvicra ka shënuar fitore ndaj Hungarisë me rezultat 3-1 në ndeshje e parë të grupit A në kuadër të Euro 2024.

Helvetët e nisën shumë mirë ndeshje, duke arritur të shënojë që në minutën e 12-të, kur Kwadwo Duah shënoi për 1-0.

Goli u rishikua në VAR dhe doli të ishte i rregullt, për ta dërguar në festë skuadrën zvicerane.

Pas goli, Zvicra ka mundur të shënojë edhe golin e dytë në minutën e 20-të, kur Ruben Vargas gjuajti, por Peter Gulasci bëri pritje të madhe.

Lexo më shumë  Xhudistet e Kosovës prezantohen me shumë vlerësim nga federata franceze

Kur pritej të mbyllej pjesa e parë, në skenë doli Michel Aebischer i cili menjë gjuajtje të bukur shënoi për 2-0.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për zvicranët që rrezikuan me Duah dhe Vargas, por në të dyja rastet Gulacsi ishte në vend.

Ndeshja u hap në minutën e 66-të, kur Dominik Szobodzlai asistoi te Barnabas Varga që shënoi për 2-1.

Lexo më shumë  Zyrtare: Sylvinho vazhdon kontratën me Shqipërinë

Granit Xhaka ishte afër të shënonte në fillimin e kohës shtesë, por gjuajtja e tij me kokë u ndal nga portieri hungarez.

Krejt në fund në skenë doli Breel Embolo që me një gjuajtje të bukur shënoi për 3-1.

Zvicra dhe Gjermania kanë nga tri pikë, ndërsa Skocia dhe Hungaria janë pa pikë në grupin A.

YouTube player