BotaKryesore

A mund të nisë sonte përplasja SHBA-Kinë? Pelosi do vizitojë Tajvanin pavarësisht paralajmërimeve të Kinës

Pavarësisht kërcënimeve kineze, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme të Tajvan.

Nëse kjo vizitë realizohet, atëherë Pelosi do të konsiderohet si politikania më e lartë amerikane që viziton Tajvanin në 25 vitet e fundit.

Pelosi pritet të mbërrijë në orën 22:20 me orën lokale me avion privat në aeroportin Songshan, sipas Liberty Times, media shtetërore e Tajvanit, shkruan CNN.

Lajmin për vizitën e Pelosit në Tajvan  e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i qeverisë tajvaneze si edhe një zyrtar i lartë amerikan.

Zyrtari amerikan shtoi se zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes po punojnë gjatë gjithë kohës për të monitoruar çdo lëvizje kineze në rajon dhe për të siguruar një plan për ta mbajtur atë të sigurt.

Pelosi mbërriti në Singapor të hënën për ndalesën e parë zyrtare të turit në Azi, ku u takua me presidentin, kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Raportet për vizitën e saj të planifikuar në ishull kanë zemëruar Pekinin dhe kanë vënë në siklet edhe Shtëpinë e Bardhë, teksa presidenti Joe Biden përpiqet të ç’përshkallëzojë marrëdhëniet me Kinën.

Pekini e konsideron Tajvanin e vetëqeverisur territorin e tij, për të cilin thotë se një ditë do ta pushtojë me forcë nëse është e nevojshme, ndërsa ka lëshuar paralajmërime gjithnjë e më të forta se do ta konsideronte një vizitë të Pelosit si një sfidë serioze.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Më herët, gjatë një konference për shtyp nga Ministria e Jashtme kineze, zëdhënësi Zhao Liqian paralajmëroi se Kina nuk do të “qendronte duarkryq ” nëse Pelosi do të vizitonte Tajvanin.

Ndërkohë zyra e zyrtares së lartë amerikanbe konfirmoi turin e saj në Azi në një deklaratë dje.

“Udhëtimi do të fokusohet në sigurinë e ndërsjellë, bashkëpunimin ekonomik dhe qeverisjen demokratike në rajonin Indo-Paqësor “, thuhet në deklaratën që i referohet rajonit Aziatik-Paqësor.

“Delegacioni ynë do të mbajë takime të nivelit të lartë për të diskutuar se si mund të avancojmë më tej interesat dhe vlerat tona të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Tajvani nuk përmendet në njoftim.

Zakonisht vizitat e politikanëve dhe zyrtarëve amerikanë në Tajvan mbahen të fshehta derisa delegacionet të zbarkojnë për shkak të marrëdhënieve me Pekinin.

Në këtë tur Pelosi shoqërohet nga Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme Gregory Meeks si dhe anëtarë të Komisionit të Përhershëm të Zgjedhur për Inteligjencën dhe Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

23 milionë qytetarët e Tajvanit kanë jetuar për vite me mundësinë e një pushtimi kinez, por ky kërcënim është rritur nën lidershipin e presidentit Xi Jinping.

Gjitrhashtu zyrtarët amerikanë shpesh bëjnë vizita diskrete në Tajvan për të treguar mbështetjen e tyre, por një vizitë e Pelosit do të ishte më e rëndësishmja politikisht në historinë moderne.

Si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, Pelosi është e treat në radhë për presidencën amerikane dhe një nga politikanët më të fuqishëm në vend.

Kryetari i fundit i Dhomës që vizitoi Tajvanin ishte Neët Gingrich në 1997.

Biden dhe Xi patën një telefonatë javën e kaluar me tone të larta të cilësuara nga mosmarrëveshjet e tyre për Tajvanin.

Xi lëshoi një paralajmërim të qartë për SHBA “të mos luajnë me zjarrin” në lidhje me ishullin.

Spekulimet e ethshme për një vizitë të mundshme të Pelosit në Tajvan kanë përkuar me një rritje të aktivitetit ushtarak në rajon, duke nënvizuar se sa delikate është situata.

Zyrtarët amerikanë janë përpjekur të minimizojnë rëndësinë e një vizite të mundshme të Pelosit në Tajvan, duke u bërë thirrje për qetësi liderëve kinezë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *