Lajme

Osmani në BBC, i dërgon mesazh Putinit: Do të dështosh

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për BBC-në, pas situatës së krijuar fundjavën e kaluar në veri të vendit.

Osmani ka pranuar se tensionet po përshkallëzohen, ndërsa ka thënë se këto po planifikohen nga Serbia me ndihmën e Rusisë.

“Tensionet po përshkallëzohen. Megjithatë ka pasur përgatitje nga Serbia, e ndihmuar dhe nxitur nga Rusia për një kohë të gjatë, për të tentuar përshkallëzimin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti”, ka deklaruar Osmani për BBC-në, transmeton Zeri.info.

Ajo tha se veriu po mbetet i tensionuar pasi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, me strukturat kriminale në veri po mbajnë peng serbët që jetojnë në Kosovë, ndërsa shtoi se Kosova kurrë nuk ka kontribuar dhe nuk do të kontribuojë në përshkallëzim ose dhunë.

“Por ne duhet të kuptojmë se jetojmë afër një fqinji që kontrollohet plotësisht nga Rusia. Ata po luftojnë mënyrën tonë demokratike të jetës, kjo është një luftë kundër vlerave me të cilat jetojmë çdo ditë dhe të cilat qëndrojnë në themelet e shtetit tonë.

Lexo më shumë  Investigimi i La7/ Trajtimi çnjerëzor i emigrantëve në qendrat e Italisë dhe dyshimet për Shqipërinë

Kosova është një histori suksesi se çfarë mund të arrijë bota demokratike kur qëndron e bashkuar kundër tiranive dhe kundër regjimeve gjenocidale. Së dyti, Kosova është një histori suksesi sot, sepse është një demokraci e zhvilluar. Është një ekonomi në zhvillim e sipër”, deklaroi Osmani.

Ajo ka dërguar mesazh Putinit përmes kësaj interviste, ndërsa tha se Serbia dhe Rusia janë të interesuara për të rikthyer tensionet rajonin tonë. “Ne nuk do të lejojmë këtë. Ne nuk do të biem pre e këtyre provokimeve”, shtoi ajo.

Lexo më shumë  Ahmeti: Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën

“Ai do të dështojë, ai do të dështojë në Ukrainë dhe ai do të dështojë absolutisht në qëllimet e tij kur bëhet fjalë për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor përmes satelitit të tij, Serbisë”, ishte mesazhi i Osmanit.

E para e vendit po ashtu ka porositur serbët e Kosovës se institucionet po punojnë që të gjithë në Kosovë të ndihen të barabartë.

“Dhe unë dua që t’i siguroj të gjithë qytetarët tanë, veçanërisht qytetarët tanë serbë, se ne të gjithë po punojmë që të gjithë të ndihen të barabartë, të gjithë të ndihen të integruar në shoqërinë tonë. Si dhe në institucionet tona. Dhe askush nuk duhet të bjerë pre e propagandës ruse dhe serbe”, tha Osmani në fund të intervistës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *