Bota

Zelensky për dërgesën e parë të grurit: Rusisë nuk mund t’i besohet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur dërgesën e parë të drithit nga porti i Odesas që nga pushtimi rus në shkurt, shkroi të martën CNN-i.

Mirëpo, i pari i Ukrainës ka thënë se Rusisë nuk mund t’i besohet.

“Porti filloi të punojë dhe ky mund të quhet sinjali i parë pozitiv se ka një shans për të ndaluar zhvillimin e krizës ushqimore në botë. Ne nuk mund të kemi iluzione se Rusia thjesht do të përmbahet nga përpjekjet për të penguar eksportet ukrainase. Rusia vazhdimisht provokoi zi buke në vendet e Afrikës dhe Azisë, të cilat tradicionalisht importonin sasi të konsiderueshme të ushqimit ukrainas. Dhe tani, në kushtet e vapës ekstreme, si këtë vit në Evropë, kërcënimi i krizës së çmimeve dhe mungesa ushqimore është e pranishme edhe për disa vende evropiane”, ka thënë Zelensky në konferencën për media.

Lexo më shumë  Si po përgatit Kina ekonominë e saj për luftë me Perëndimin

Zelensky tha se 16 anije presin radhën për dërgesë dhe “jemi gati të japim një kontribut të duhur në stabilizimin e tregut botëror të ushqimit”.

Ai gjithashtu tha se më shumë se një milion vende pune në Ukrainë mbështeten në rifillimin e eksporteve të grurit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *