Pamje të frikshme/ Makina me drejtuesin e huaj merr flakë në lëvizje në autostradë
Një automjet tip BMW X5 ësht shkrumbuar plotësisht gjatë mesditës në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:25 kur pranë vendit të njohur si mbikalimi në fshatin Harizaj. mjeti ka marrë flakë në lëvizje e sipër.
Fatmirësisht në këtë incident nuk ka persona të lënduar.
Mjeti raportohet të jetë në pronësi të një shtetasi italian.
Për fat të mirë drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer kanë dalë me shpejtësi nga mjeti dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e ngjarjes.