BallinaLajme

Pamje të frikshme/ Makina me drejtuesin e huaj merr flakë në lëvizje në autostradë

Një automjet tip BMW X5 ësht shkrumbuar plotësisht gjatë mesditës në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:25 kur pranë vendit të njohur si mbikalimi në fshatin Harizaj. mjeti ka marrë flakë në lëvizje e sipër.

Fatmirësisht në këtë incident nuk ka persona të lënduar.

Mjeti raportohet të jetë në pronësi të një shtetasi italian.

Për fat të mirë drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer kanë dalë me shpejtësi nga mjeti dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e ngjarjes.

YouTube player