Presidenca gjermane e zhgënjyer për bllokimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë: Bëmë gjithçka për të gjetur kompromise, por…

Advertisement
Advertisement

Bllokimi i Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria ka bërë që ministrat e BE-së të mos mund të diskutojnë nesër në lidhje me kuadrin negociues për Shqipërinë dhe RMV-në.

Sipas burimeve, presidenca gjermane është shprehur se ka një zhgënjim në radhët e ministrave të çështjeve europiane të vendeve që mbështesin integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“J emi të zhgënjyer që nuk arritëm marrëveshje për kuadrin negociues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqiperinë. Ne bëmë gjithçka që kishim në dorë për të gjetur kompromise lidhur me kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut. Jemi të zhgënjyer që Bullgaria bllokon.

Kjo e bën të pamundur aprovimin e kuadrit negociues dhe konkluzionet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ka patur disa shtete anëtare që kërkuan që të paktën të aprovohej së paku kuadri negociues me Shqiperinë. Edhe kjo nuk është e mundur. Gje që bën që diskutimi për të dyja vendet të kalojë si një pikë AOB. Çdo çështje tjetër, gjatë të takimit të ministrave të çështjeve europiane neser“, shprehen burimet.

Lexo më shumë  OKB publikon shifrat, ja sa civilë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Advertisement
Advertisement
Advertisement