E gjithë bota me sytë nga Britania! Nga nesër nis vaksinimi kundër COVID-19 në të gjithë vendin

Advertisement
Advertisement

Britania e Madhe do të fillojë të martën vaksinimet kundër koronavirusit, më pak se një javë pasi u bë vendi i parë perëndimor që miratoi vaksinën kundër COVID-19.

Britanikët e autorizuan vaksinën e Pfizer dhe BioNTech për përdorim emergjent.

Vaksinimet do të fillojnë të martën në Angli, Uells dhe Skoci.

Irlanda e Veriut tha se do të fillojë me administrimin e vaksinës në fillim të javës, por që nuk specifikoi edhe ditën.

Procesi, i cili ndërlikohet nga nevoja për të ruajtur vaksinën e Pfizer/BioNTech në kushte të rrepta dhe injektimi i secilit person me nga dy doza, mes tre javë diferencë, do të monitorohet nga afër nga e gjithë bota.

Saffron Cordery, zëvendës shefi ekzekutiv i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për Furnizime tha për Sky News të dielën se 50 qendra spitalore në të gjithë Anglinë i kishin marrë tashmë furnizimet.

Lexo më shumë  Tensione në Gjirin Persik, dy helikopterë me komando iranianë sulmojnë anijet greke
Advertisement
Advertisement
Advertisement