Bota

(VIDEO) Sekretari amerikan: Lufta e Putinit, kërcënimi më i madh për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore

Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin e përshkroi këtë pasdite luftën ruse në Ukrainë si “kërcënimin më të madh për sigurinë evropiane që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”.

Lufta e Putin kërcënon më shumë sesa thjesht sovranitetin e Ukrainës”,  u shpreh sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin.

Ndërkohë sot hyri në fuqi ligji që nuk lejon më rusët të futen në Ukrainë pa viza.

Lexo më shumë  Vendet evropiane ngurrojnë t’i japin Ukrainës kundërajrorët Patriotë

Sot hyri në fuqi vendimi i Kievit për heqjen e regjimit pa viza që prej një dekade lehtësonte udhëtimin përtej kufijve për qytetarët e të dy vendeve.

Vendimi për t’i dhënë fund regjimit pa viza u njoftua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën, pas një peticioni nga një qytetar ukrainas. Zelensky tha se në një kohë kur Rusia ka pushtuar vendin, ai mbështeti vendosjen e kontrolleve më të rrepta për hyrjen e qytetarëve të saj.

Lexo më shumë  Britania zotohet të ndajë edhe 620 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *