KryesoreLajme

Intervista e Osmanit për CNN: Njohja reciproke – hapi kryesor në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se njohja reciproke është hapi kryesor në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka akuzuar Serbinë se nuk mund të ecën edhe rrugës së Moskës edhe asaj të BE-së përnjëherë, duke iu referuar marrëdhënieve të dyfishta të Beogradit zyrtar me Rusinë dhe BE-në.

Në një intervistë për CNN, e para e vendit tonë ka folur edhe për njohjen reciproke Kosovë-Serbi.

Ajo ka thënë se sa më shpejt që Serbia t’i thërrasë mendjes, do të jetë aq më mirë për të dyja palët dhe rajonin në përgjithësi.

Lexo më shumë  UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

“Njohja reciproke është hapi kryesor në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe Serbia sa më shpejt që e kupton këtë se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, do të jetë më e mirë për ta, marrëdhëniet tona dhe paqen e stabilitetin afatgjatë në rajon”, ka thënë Osmani.

E para e vendit ka folur edhe mbi anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ajo ka thënë se kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Kosovën, por edhe për sigurinë e rajonit në kohën e agresionit rus në Ukrainë.

Lexo më shumë  "Shpifje skandaloze"/ Emisioni italian "Report" pas reagimit të kryeministrit: U dërguam kërkesë për intervistë personave të përmendur në reportazh, Rama dhe Agaçi nuk pranuan të flasin

“NATO do të jetë më e fuqishme vetëm me vende sikurse Kosova, e cila beson në të njëjta vlera dhe dëshiron të kontribuojë. Kjo është edhe arsyeja pse ne i kemi vendosur menjëherë sanksionet Rusisë pas invazionit në Ukrainë”, ka thënë Osmani. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *