Bota

Trazirat në Kapitol/ Priten tre akuza ndaj Trumpit

Prej hetimit për trazirat e vitit të kaluar në Kapitol pritet të ngrihen tre akuza penale ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump.

Komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve do të kërkojë të ngrihet një akuzë e paprecedentë për kryengritje nga një ish-president amerikan, shkruan BBC.

Paneli pritet të përfundojë raportin përfundimtar javën e ardhshme. Mbështetësit e Trumpit sulmuan Kapitolin më 6 janar të vitit të kaluar, për të ndaluar marrjen e presidencës nga Joe Biden.

Lexo më shumë  Zbulohen 392 palestinezët e varrosur të gjallë nga ushtria izraelite në varrezat masive të spitalit Nasser

Trumpi i ka mohuar të gjitha akuzat. Të premten zëdhënësi i tij Steven Cheung, tha në një deklaratë: “Komiteti i zgjedhur pas 6 janarit mbajti gjykime që janë një njollë në historinë e këtij vendi”.

Komiteti ka planifikuar të mbajë mbledhjen e tij përfundimtare të hënën kur do të zbulohet çdo rekomandim për akuzat.

Përveç kryengritjes, sipas mediave të ndryshme, paneli do të kërkojë që Trumpi të akuzohet edhe për pengim të një procesi zyrtar dhe komplot për mashtrim në Shtetet e Bashkuara.

Lexo më shumë  Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *