Lajme

Rama dhe Vuciçi përdorën ‘Ballkanin e Hapur’ për të thyer embargon perëndimore ndaj Rusisë

Gazeta malazeze Pobjeda ka publikuar të dhëna për një skandal të përmesave ndërkombëtare. 

Gazeta e njohur shkruan se Tirana dhe Beogradi në bashkëpunim kanë thyer sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë. Madje Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë futur në valle edhe Malin e Zi.

Kryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviç është përdorur për të thyer këto sanksione të vendosura nga BE dhe SHBA.

Sipas “Pobjeda”, mijëra kamionë u ngarkuan me pleh kimik nga anijet që erdhën nga Rusia në Portin e Durrësit, kaluan në Malin e Zit përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit dhe nga territori malazez u futën në Serbi pranë Dobrakovit. Në kthim, kamionët janë ngarkuar me drithë dhe kanë kryer të njëjtin itinerar.

Lexo më shumë  Investimet publike në Shqipëri në nivelin më të ulët të dekadës, pavarësisht buxhetit rekord për 2026

Gazetarët malazezë raportojnë se për transportin e drithërave dhe të plehut kimik në Shqipëri u përfshi një kompani e madhe e lidhur me autoritetet e Tiranës, të cilët kanë mbyllur një sy për tregtinë mes Vuçiçit dhe Putinit, në shkelje të sanksioneve që SHBA dhe Bashkimi Europian kanë vendosur ndaj Rusisë. Për këtë sillet edhe një foto e një fature që dëshmon për futjen e mallit në Portin e Durrësit me origjinë nga Rusia dhe me destinacion Serbinë.

Ajo që bie në sy në shkrim është edhe pjesa kur thuhet se thyerja e sanksioneve është zbuluar nga agjencitë e huaja perëndimore dhe tashmë prej 10 ditësh nuk ka më asnjë anije ruse në Portin e Durrësit.

Por mbi të gjitha bie në sy se i gjithë ky skandal me përmesa ndërkombëtare është bërë duke pasur si ‘mburojë’, nismën serbe të Ballkanit të Hapur.

Lexo më shumë  Kurti vendos gurthemelin e zgjerimit të stadiumit `Ferki Aliu` në Vushtrri

“Duke qenë se për këto transporte përdoret territori i Malit të Zi, i cili vendosi sanksione ndaj regjimit të Putinit, lind pyetja – Cili është roli i shtetit malazez në të gjithë operacionin? A janë autoritetet në Drejtorinë e të Ardhurave dhe Doganave, si dhe operativët e ANB-së – dhe, kishin informacione se territori malazez po keqpërdorej ose dikush i rëndësishëm nga kreu i shtetit urdhëroi të “mbyllnin sytë” të gjithë në emër të “Ballkanit të Hapur”,” shkruan gazeta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *