Ukraina godet fabrikën e rëndësishme ruse për prodhimin e raketave Iskander
Shpërthime janë regjistruar gjatë natës së 27 nëntorit në qytetin Efremov, në rajonin Tula të Rusisë, ku dyshohet se objektiv i sulmit kanë qenë një fabrikë e gomës sintetike dhe një termocentral lokal.
Për ngjarjen fillimisht raportoi mediumi i pavarur rus ASTRA.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, fabrika në Efremov prodhon materiale që përdoren për prodhimin e karburantit të ngurtë për raketa, përfshirë edhe ato të tipit Iskander.
🔥 Ukrainian drones just hit the power plant feeding a missile factory in Tula region After the night attack in Yefremov, the whole town lost heating. A big explosion rocked the local thermal power plant. Residents say the air raid siren never even went off. Why bother, right? That plant powers a synthetic rubber factory that produces key components for solid rocket fuel — the same stuff used in Iskander missiles.
— NEXTA (@nexta_tv) November 27, 2026
Mediumi ASTRA, pas analizimit të pamjeve filmike, konfirmoi se një shpërthim kishte ndodhur në fabrikën e gomës sintetike. Gjithashtu, shpërthime u regjistruan edhe në termocentralin e Efremovit, i cili furnizon me energji elektrike dhe ngrohje qytetin dhe objektet industriale, përfshirë fabrikën në fjalë.
Banorët lokalë raportuan ndërprerje të furnizimit me ngrohje pas shpërthimeve.
Guvernatori i rajonit Tula, Dmitry Milyayev, njoftoi në Telegram se mbrojtja ajrore ruse kishte rrëzuar katër dronë ukrainas mbi këtë rajon, ndërsa paralajmëroi se rreziku nga sulmet e tjera vazhdonte.
Ai deklaroi se nuk kishte viktima dhe se, sipas informacioneve fillestare, nuk ishte konstatuar dëme në infrastrukturë.
Megjithatë, guvernatori pranoi se mbetjet e dronëve të rrëzuar kishin dëmtuar dritaret e tri shtëpive private në rajonin e Efremovit. Ai nuk përmendi shpërthimet në objektet industriale.
‼️Multiple Ukrainian attack drones struck Russia’s Efremov Synthetic Rubber Plant in Tula Oblast overnight. The chemical enterprise supplies specialized materials used in solid rocket propellant for Iskander ballistic missiles, as well as components for explosives manufacturing. Explosions and fires were also reported at the adjacent Efremov Thermal Power Station. The rubber plant was previously targeted in December 2025 and September 2026. #Ukraine
— NOELREPORTS 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) November 27, 2026
Rruga Press

