Argument

Shqiptari vazhdon të dënohet sepse është pjesëtar i një kombi, e jo i njerëzimit

Nga Bekim Qoku

Shqiptari, kudo qoftë, MV apo Kosovë, Zvicër apo Hagë, Shqipëri a Mal të Zi, trajtohet, pa e tepruar, tamam si një homo sacer.

Ai vazhdon të dënohet e ndëshkohet padrejtësisht pikërisht sepse është pjesëtar i një kombi, e jo i njerëzimit. Ai sot duhet të indinjohet e të zemërohet pamasë.

…………

Në një intervistë të ish kryeministrit të M. së Veriut Gjeorgjievski, ai pohon se si Gruevski, atë kohë ministri i tij i financave, e kishte lutur një ditë atë për t’i gjetur kushëririt të tij Sasho Mijallkov një punë çfarëdo qoftë, sepse s’paska me se të ushqejë familjen. Kjo duhet të ketë qenë rreth vitit 2000.

Lexo më shumë  A ka BDI-ja afërsi më Beogradin? Flet këshilltari i Kurtit dhe kandidati i frontit opozitar shqiptar për deputet në MV, Bekim Qoku

Tani, pas 22 vitesh, Mijallkovi, ai pra që s’kishte me se të ushqente familjen, konsiderohet një nga njerëzit më të pasur të shtetit, kurse për kohën që ishte kryespiuni i i MV ishte edhe njeriu i dytë me më shumë pushtet dhe bënte çfarë t’i dojë qejfi.

Mijallkovi mendohet se është skenaristi kryesor i konfliktit të armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë në 2015.

Ai, ndër shumë rasteve të tjera kundër shqiptarëve, është i dyshuari kryesor edhe për 27 prillin 2017, kur banda huliganësh sllavë u vërsulën Kuvendit republikan dhe lanë për të vdekur deputetin Ziadin Sela.

Lexo më shumë  A ka BDI-ja afërsi më Beogradin? Flet këshilltari i Kurtit dhe kandidati i frontit opozitar shqiptar për deputet në MV, Bekim Qoku

Në fakt as nuk mund të mendohet që ngjarje të këtyre përmasave mund të bëheshin pa aminin e tij. Me atë rast u dënua krejt pa faj, në mënyrën më absurde të mundshme, Feta Alimi, njeriu që shpëtoi Ziadinin nga vdekja e sigurt, dhe vazhdon i pafajshëm të vuajë dënimin me burg.

Sot Mijallkovi përsëri shpëton nga hallkat e korruptuara të sistemit të drejtësisë me prirje sistematike antishqiptare të këtij shteti hibrid.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *