Lajme

Taksistët në Shkodër protestë kundër informalitetit: Konkurrencë e pandershme, po dëmtohemi ekonomikisht

Taksistët në Shkodër kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër informalitetit. Xhihad Xhuxhaj një prej taksistëve deklaroi për mediat se makinat e vogla punojnë si taksi pa licensë duke i dëmtuar ekonomikisht.

Sipas tij, ata i janë drejtuar disa institucioneve në vend por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për problematikat e tyre.

“Transporti publik, shërbimi taksi ka shumë probleme, e para është informaliteti domethënë mjetet që shërbejnë pa dokumente është i vetmi qytet që veprojnë makinat që shërbejnë si taksi pa dokumente, kjo është diçka skandaloze që ka ‘gllabëruar’ qytetin, qendra është e mbushur me mjetet që bëjnë transport publik pa licensë.

E dyta është informaliteti brenda llojit, këtu jemi rreth 45 mjete që shërbejnë taksi po shumica nuk kanë paguar detyrimet e shtetit, domethënë sigurimet shoqërore se kur nuk paguan është shkelje e ligjit.

Ne kemi shkuar i jemi drejtuar Bashkisë, nuk kemi marrë zgjidhje kemi shkuar dhe te drejtori rajonal i taksave nuk kemi gjet zgjidhje, kemi bërë kërkesë për të taku drejtorin e policisë po nuk na ka ardhur përgjigje, shefin e krimit ekonomik e takuam po nuk na dha zgjidhje. Kjo na dëmton se njerëzit konkurrojnë në çmim.

Unë falënderoj kryetarin për vendet që na ka shtuar po ata zihen nga mjete që nuk kryejnë këtë shërbim do i lutesha policisë të mos ndalen makinat që nuk kryhen këtë shërbim”, tha ai.

Një tjetër taksist, Lulash Marashi u shpreh se nga ky informalitet taksistët me dokumentacione të rregullta po dalin me humbje, ndërsa bëri thirrje për zgjidhje.

“Informaliteti është problem, në tërë botën nuk gjeni si këtu e mbyti Shkodrën informaliteti ne paguajmë 10 mijë lekë taksa në ditë asnjëherë nuk kemi refuzuar taksa ata i shtojnë ndërsa ne pa punë, si nuk e di shteti se çfarë bëhet këtu a ka polici, a ka krim ekonomik, unë dal me 5 mijë lekë në ditë është turp me thonë jam taksist, askush nuk na jep zgjidhje.

Policia me taksat tona paguhet”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani bisedon me homologun gjerman për Këshillin e Evropës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *