Lajme

Konjufca: Pa luftën e lavdishme të UÇK-së, liria e pavarësia do të ishin të pamundshme

Krerë shtetërorë, liderë politikë, figura e qytetarë të Republikës së Kosovës kanë kryer homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke nderuar sakrificën për liri të familjes Jashari.

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka thënë se rruga e Kosovës është e qartë dhe se synimi është vetëm integrimi euroatlantik.

“Në këtë 15 vjetor kujtojmë sakrificën e atyre që dhanë jetën që populli të jetojë i lirë dhe i pavarur. Jemi këtu për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, trimërinë dhe guximin e tyre nëpërmjet të cilëve u vunë themelet e forta të shtetit tonë. Pak më herët nderuam edhe presidentin historik, Ibrahim Rugova, veprimtarin Adem Demaçi. Natyrisht bëmë nderime edhe te Monumenti i të Pagjeturve për të kujtuar që plagët në Kosovë akoma janë të thella. Sot është edhe një ditë shprese sepse Kosova jo vetëm që është vendi me qytetarët më të rinj nga mosha, por edhe shteti më i ri në Evropë me një rrugë të qartë përpara, rruga euroatlantike”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nga Prekazi ka thënë se shteti i lirë dhe i pavarur ka qenë amanet i dëshmorëve të kombit.

“15 vjet shtet i lirë dhe i pavarur, ky është amaneti dhe trashëgimia që na ka lënë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. 15 vjet kemi parë lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës, rrugëtimi jonë është përpara.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ndërkohë ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka theksuar se pa luftën e lavdishme të UÇK-së liria e pavarësia do të ishin të pamundshme.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *