Lajme

Nga Prekazi, kundërshtari i Vuçiqit kërkon falje për krimet e Serbisë

Ish-kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë, ka bërë homazhe të varrezat në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka qenë në shoqërimin e krerëve të shtetit.

Nga vendi i sakrificës së familjes Jashari, Sanduloviq ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës nga Serbia.

Ai ka theksuar se do të bëj gjithçka mundet që kriminelët të përgjigjen për veprimet e tyre.

“Është ditë e vështirë dhe nder i madh që më është mundësuar nga kjo qeveri, me presidenten tuaj të nderuar dhe kryeministrin tuaj të nderuar, të më bëjnë të mundur që në emër të Serbisë së ndershme, të kërkoj një ndjesë të madhe dhe të kërkoj falje për të gjitha krimet e kryera nga Millosheviqi dhe kjo qeveri aktuale në Serbi, që kanë bërë ndaj jush. Do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm ndaj jush dhe të pafalshëm, me ardhjen time në pushtet të përgjigjen. Zoti ju bekoftë me shëndet dhe Zoti na dhëntë një paqe të merituar për të gjithë, faleminderit”, ka thënë Sanduloviq.

Lexo më shumë  Dosja e mashtrimit/ Si u zhyt Banka e Shqipërisë në skandalin e kredive

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *