Lajme

Rita Ora mesazh të veçantë për pavarësinë e Kosovës

Ylli ndërkombëtar i muzikës me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka bërë një urim për shqiptarët e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë.

Në një video-mesazh, Rita nuk nguroi të shprehte edhe një herë mirënjohjen për bashkëkombësit e saj, që e mbështetën gjithmonë në rrugën drejt suksesit.

“Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Urime Pavarësia Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetjeje”, thotë ndër të tjerash Rita Ora.

Lexo më shumë  Hyn në fuqi Ligji për Byronë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme

Video-mesazhi i plotë i këngëtares shqiptare do të transmetohet në koncertin festiv të televizionit të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *