Opinion/Aktualitet

Si duhet të vlerësohet një marrëveshje Prishtinë – Beograd?

Nga Daniel Serwer

Miqtë e mi ballkanikë po bërtasin ta dinë se çfarë do të ndodhë sot kur presidenti serb Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Kurti të takohen sërish. Evropianët dhe amerikanët po bëjnë presion të madh për një marrëveshje “normalizimi”. Askush nuk e di se çfarë nënkupton kjo.

Mirëpo, unë kam disa ide se si ta vlerësoj çfarëdo që të ndodhë sot. Këto vijnë nga perspektiva ime personale, e cila e mbështet sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës. Ata që e imagjinojnë Serbinë të qeverisë sërish me Kosovën, apo ta aneksojë një pjesë të territorit të saj, nuk duhet të lexojnë më tej këtë shkrim.

Kriteret e mia të vlerësimit përfshijnë këto:

Përmirësimi i marrëdhënieve shtet me shtet

Normalizimi duhet të nënkuptojë bërjen e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës më shumë si një marrëdhënie “normale” shtet-shtet ndërmjet fqinjëve të respektueshëm. Kjo kërkon marrëveshje, të paktën në parim, për linjën e kontrollit mes tyre. Një përkushtim për t’u dakorduar dhe për ta përcaktuar këtë linjë do të ishte një sinjal i qartë pozitiv. Normalizimi duhet të nënkuptojë gjithashtu heqjen dorë nga kërcënimi ose përdorimi i forcës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kohëve të fundit Serbia e ka mobilizuar ushtrinë e saj dhe ka kërcënuar me përdorimin e forcës si përgjigjie ndaj abuzimeve të imagjinuara kundër serbëve në Kosovë.

Megjithatë, fqinjët e mirë duhet të bëjnë më shumë sesa vetëm ta respektojnë linjën dhe të mos përdorin forcë ose kërcënime kundër saj. Ata gjithashtu duhet t’i respektojnë institucionet shtetërore të fqinjëve të tyre. Kjo vlen veçanërisht për Beogradin. Sigurimi shtetëror serb dhe personeli tjetër mbeten në komunitetet serbe brenda Kosovës. Situata është veçanërisht e rëndë në katër komunat veriore të afërta me Serbinë. Mirëpo agjentët e sigurisë serbe i frikësojnë serbët në krejt Kosovën, të cilët kërkojnë t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe institucioneve të tjera kosovare.

Beogradi duhet ta mirëpresë, jo të rezistojë, rekrutimin e serbëve në FSK dhe në institucionet tjera të Kosovës, veçanërisht në polici dhe gjyqësor. Kthimi i serbëve në ato institucione në veri të Kosovës duhet të jetë një kriter në vlerësimin e çfarëdo që është dakorduar. Po ashtu edhe zgjedhjet në komunat veriore duhet të mbahen nën autoritetin e Prishtinës zyrtare.

Reciprociteti

Reciprociteti është një dimension kritik i çdo marrëdhënieje shtet-shtet. Ka munguar në këmbënguljen e zhurmshme të komunitetit ndërkombëtar për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (ASM). Prishtina ka kërkuar një Asociacion reciprok të komunave me shumicë shqiptare brenda Serbisë me kompetenca të krahasueshme, mirëpo Beogradi nuk e ka mirëpritur këtë ide. Prishtina po insiston gjithashtu që Asociacioni në fjalë të themelohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Kjo do të thotë pa pushtet ekzekutiv dhendërlidhje sektare. Do të ishte një organ thjesht konsultativ, i cili nuk kufizohet vetëm në pjesëmarrjen serbe.

Lexo më shumë  Bushati: Pranvera e ankthit të Veliajt

Serbia megjithatë e dëshiron Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si një mjet për kontroll të përhershëm mbi serbët në Kosovë dhe levave mbi shtetin e Kosovës. Nuk ka ndërmend të pranojë asgjë të krahasueshme me popullsinë shqiptare në Serbinë jugore. Nëse lejohet një Asociacion i njëanshëm me kompetenca ekzekutive, mund të priten telashe jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Atje lideri kryesor serb ka thënë troç se do të ishte një prelud i pavarësisë për 49% të territorit të njohur si Republika Srpska.

Nëse Asociacioni do të formohej përpara njohjes së Kosovës nga Beogradi në një marrëveshje të krijuar nga SHBA-ja dhe BE-ja, kjo do t’i jepte këtij Asociacioni miratimin e BE-së edhe më implicit sesa vetë shteti i Kosovës. Asnjë qeveri në Prishtinë nuk duhet të dëshirojë që kjo të ndodhë. Asociacioni i lartcekur duhet të themelohet vetëm pas njohjes së Serbisë (dhe me sa duket edhe pas njohjes së gjithë BE-së).

Angazhimi ndërkombëtar

Nëse zbatimi i lihet Beogradit dhe Prishtinës, rezultatet do të jenë minimalisht të parashikueshme. Ata tashmë kanë i kanë shpenzuar më shumë se 10 vjet duke diskutuar marrëveshjen e Brukselit që prezantoi Asociacionin dhe bëri thirrje për aplikimin e policisë së Kosovës dhe sistemeve gjyqësore në komunat veriore. Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk angazhohet seriozisht, nuk mund të presim më mirë edhe në 10 vitet e ardhshme.

Ky angazhim mund të vijë në disa forma. Njëra do të ishte formimi i një task force zbatuese, në të cilën BE dhe SHBA do të vepronin si garantues, të përgatitur për të ndërhyrë në mënyrë aktive dhe efektive për t’i vënë në dukje dështimet e zbatimit të këtij lloji. Një organ i këtij lloji mund t’i përmbushë premtimet që zyrtarët amerikanë i kanë bërë tashmë për ta garantuar sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës. Zyra Civile Ndërkombëtare e cila e mbikëqyri zbatimin e Planit të Ahtisaarit nga Kosova pas pavarësisë mund të merret si një prej modeleve.

Lexo më shumë  Shkarkimi i Escobarit, Bugajski: Koha që ShBA-ja të emërojë një të dërguar të pakorruptuar

Një formë tjetër e angazhimit ndërkombëtar do të njihej nga pesë shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë bërë tashmë këtë. Kjo mund ta zbusë goditjen e formimit të njëanshëm të Asociacionit, pa një asociacion të ngjashëm brenda Serbisë. Njohja nga kjo pesëshe mund të jenë më shumë se sa do të mund të shpresonim, mirëpo disa shtete do të ishin mirë. Edhe një njohje do të ishte e dëshirueshme. Asgje nga këto nuk do të çonin në zhgënjim serioz në Kosovë.

NATO mund ta thotë qëndrimin e saj për anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës pasi ushtria e saj të akreditohet plotësisht në vitin 2027, në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje.

Financimi është një tjetër mundësi. Serbia e ka marrë tashmë një grant të madh për rindërtimin e hekurudhave. Kosova nuk ka marrë asgjë të krahasueshme. Do të duhej ta merrte edhe Kosova.

Rezultati minimal

Presidenti serb Vuçiq inka ushqyer për vite me radhë tabloidet serbe me një dietë racizmi antishqiptar duke e ndezur opozitën e tij nacionaliste. Kjo përfshin shprehjen e keqardhjes së tij personale që Serbia e liroi nga burgu kryeministrin Kurti. Ndërkohë, Kurti mbetet i kënaqur me gjuhën më pak të hapur të urrejtjes. Ai gjithashtu ka më shumë mbështetje në Kosovë për një marrëveshje, por vetëm nëse kjo marrëveshje nuk e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kurti është i vendosur në këtë temë.

Njëri apo tjetri lider, ose të dy, mund të largohen nga takimi i nesërm pa dëshirën për t’a dhënë nënshkrimin e tyre. Secili prej tyre ka të ngjarë ta rrisë popullaritetin në vendet e tyre në rast so do ta bënte një gjë të tillë. Demokracia, në këtë rast, është armiku i zgjidhjes së konflikteve, sepse liderët nuk i kanë përgatitur zgjedhësit e tyre për kompromis. Vetëm presionet dhe nxitjet ndërkombëtare mund t’i kompensojnë pakënaqësinë e brendshme. SHBA dhe BE, nëse ata arrijnë në një marrëveshje, do të duhet të vazhdojnë së angazhuari./Peacefare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *