Lajme

Shkarkimi i Escobarit, Bugajski: Koha që ShBA-ja të emërojë një të dërguar të pakorruptuar

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski për mes një reagimi në llogarinë e tij në “X” ka komentuar pretendimet në lidhje me shkarkimin e zëvendësndihmësit të Sekretarit të Shtetit dhe emisarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në reagimin e tij Bugajski ka ndarë shkrimin e gazetarit Vudi Xhymshiti ku raporton se Escobari ështe shkarkuar nga detyra e tij si i dërguar në dialogun Prishtinë – Beograd. Bugajski në reagimin e tij shkruan se është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar, që kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Llukë.

Lexo më shumë  Kurti uron Plenkoviqin: Kosova e vlerëson miqësinë me Kroacinë

“Nuk është çudi që Vuçiqi mori një udhëtim falas nga administrata e Bidenit. Është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që në fakt e kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Llukë,” shkruan ai.

Rruga Press

YouTube player