KryesoreLajme

Kryeministri Kurti: Zvogëlimi i barrës administrative është prioritet i Qeverisë

Kryeministri, Albin Kurti, po merr pjesë në konferencën kushtuar zvogëlimit të barrës administrative të komunitetet joshumicë në Kosovë. Kurti ka thënë se zvogëlimi i barrës administrative është prioritet i qeverisë që ai drejton dhe se do ta mbështes atë, në mënyrë që të gjithë qytetarët të marrin shërbime administrative, pa dallim.

“Është hera e parë që po bisedojmë për këtë temë, pas shumë takimeve që kemi pasur, pra për barrën administrative dhe zvogëlimin e saj. Është një hap i rëndësishëm për të siguruar që të gjitha komunitetet në Kosovë të kenë mundësi të barabarta për të përfituar nga shërbimet dhe burimet qeveritare .Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase që përmbushë nevojat e të gjithë qytetarëve, veçanërisht grupeve të margjinalizuara. Duhet kujtuar diversitetin etnik, gjuhësor dhe kulturor të Kosovës dhe procesi i zvogëlimit të barrës administrative është bërë tashmë prioritet i yni si qeveri”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Eva Palatova zëvëndës ambasadore e BE-së në Kosovë, përmendi elementet  kryesore që janë kyçe sipas Zyrës së BE-së për zvogëlimin e barrës administrative.

“Të drejtat gjuhësore, Kosova ka legjislacion që nëse respektohet, ofron mundësi të mëdha. Komunikimi dhe bashkëpunimi më i mirë ndërinstitucional mes komunave dhe qeverisë është kyç dhe ndihmon në forcimin e lidhjeve të Kosovës dhe në forcimin e organizatave të shoqërisë civile”, tha Palatova.

Jörn Rohde, ambasador gjerman në Kosovë, ka përgëzuar angazhimin e institucioneve drejtë jetësimit të legjislacionit, që qon në lehtësimin e barrës administrative.

“Dua të shprehë përgëzimin tim sidomos për Zyrën tuaj kryeministër në përpjekjet për të harmonizuar shërbimet administrative, duke provuar të krijoni lehtësira në barrën administrative. Përfshirja e komuniteteve, sidomos pakicave ka qenë në fokus të projektit dhe përpjekjet tona dalin përtej efikasitetit deri te përfshirja. Jetësimi i legjislacionit aktual është tepër i rëndësishëm. Ne mbështesim përparimin drejt lehtësimit të barrës administrative, sepse këto komunitete përballën me sfida,dhe duam që t’i dëgjojmë përvojat e tyre në lehtësirat që ndjejnë tani në lehtësimin e barrës administrative, për të quar një hap para gjithëpërfshirjen. Liria, barazia dhe drejtësia janë parime mbi të cilat është ndërtuar Kosova, dhe ju mund të llogarisni në mbështetjen e Gjermanisë, që të vazhdohet në  lehtësim të barrës administrative”,tha Rohde.

Lexo më shumë  Qeveria e Ramës po i kryen punët e jashtme të Serbisë
YouTube player