KryesoreLajme

Policia e Kosovës gjen kamera ilegale në kufi me Serbinë, dyshohet se përdoreshin nga kontrabanduesit

Policia e Kosovës ka gjetur dy kamera me solar, që ishin vendosur për t’i vëzhguar rrugët nga fshati Ranillug në drejtim të fshatit Konçul në Serbi. Sipas njoftimit, dyshohet se ato ishin vendosur nga kontrabandues dhe se kishin për qëllim të vëzhgonin rrugët.

Në Ranillug është ndaluar edhe automjeti me targa serbe, me drejtues J.S. 30-vjeçar me shtetësi të Kosovës dhe të Serbisë. Ai dyshohet se aty ka shkuar për t’u kujdesur për kamerën që veç e kishin marrë më herët njësitet policore.

Lexo më shumë  Dialog?! Për çfarë? Për ta rikthyer Serbinë në Kosovë?

Sipas një njoftimi të Policisë, i dyshuari është recidivist i veprës “kontrabandë me mallra”. Ai është shoqëruar në polici ndërsa automjeti dyshohet se ishte përdorur vetëm për kontrabandë nëpër rrugë ilegale.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë. Automjeti është sekuestruar.

YouTube player