Lajme

Rizvanolli dhe ambasadori slloven diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, me të cilin ka diskutuar për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm, veçanërisht në fushën e tregtisë, ndërsa janë shqyrtuar mundësitë për zgjerimin e tij edhe në sektorë të tjerë, me theks të veçantë në energji.

Lexo më shumë  Gazeta holandeze: Të rinjtë flakin karriget e Ramës, kërkojnë vetëm largimin e tij

Një nga temat e diskutimit ishte edhe organizimi i edicionit të dytë të “Slovenia-Kosovo Business Day”, që do të mbahet në fund të nëntorit dhe pritet të sjellë në Kosovë përfaqësues të kompanive sllovene.
Ministrja Rizvanolli i ka ftuar kompanitë sllovene të marrin pjesë në ankandet e ardhshme për kapacitete të reja të energjisë së ripërtërishme, duke theksuar mundësitë e investimit në sektorin e energjisë së pastër në Kosovë.

Lexo më shumë  Gashi takon familjen e Astrit Deharit: Ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes së tij, obligim institucional

Rruga Press

YouTube player